Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shkëlzen Berisha drejt SPAK, zbulohet kontrata e blerjes së pronës 1.8 milionë euro në Gërdec

Shkëlzen Berisha drejt SPAK, zbulohet kontrata e blerjes së

Gazeta SHQIP raportoi dje ekskluzivisht se Shkëlzen Berisha ka blerë një pronë me vlerën marramendëse 1.8 milionë euro.

Pagesa për objektin e pozicionuar në afërsi të Gerdecit është likuiduar menjëherë nga djali i ish-kryeministrit, përmes një banke të nivelit të dytë.

Pas publikimit të lajmit nga SHQIP ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili paralajmëron çuarjen e kësaj afere në SPAK.

 Balla ka publikuar aktin e shitblerjes, ku thotë se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka marrë nga banka 1.8 mln euro kredi me kolateral për pronat e krimit në Gërdec, siç i quan ai.

Kontratë është bërë mes palës shitëse; Shoqëria Abduramani SHPK, Shoqëria Mulliri i Artë i SHPK, Agur Abduramani me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. (Shih dokumentin).

Shkëlzen Berisha drejt SPAK, zbulohet kontrata e blerjes së

“Sa herë që mbi dy djemtë e Sali Berishës, Zeni dhe Luli, dalin prova të rënda të korrupsionit, ata nuk përgjigjen, duke i bërë bisht përgjegjësisë publike. Zeni ia le babait t’i dalë në mbrojtje, ndërsa Luli ia kalon kunatit. Zeni nxorri sot Saliun të merrej me një Zyrë Poste në Librazhd, ku ndahet ndihma ekonomike për familjet në nevojë.

Çështja është e thjeshtë:

SHKËLZEN BERISHA KA MARRË NGA BANKA KREDI 1.8 MILIONË EURO ME KOLATERAL PRONAT E KRIMIT MAKABËR NË GËRDEC. SI U BË ZENI PRONAR I ATYRE PRONAVE MILIONËSHE?!

BASHKANGJITUR EDHE AKTI I SHIT-BLERJES.

Kush ëndërroi apo u zhgënjye se Berishët dhe Lulat ia hodhën pa u përballur me drejtësinë, e ka shumë gabim. Në ditët në vijim një kallzim i plotë për këtë skemë pastrimi parash korrupsioni.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK të hetojnë çdo dosje korruptive”, shkruan Balla.

Godina e blerë nga djali i ish-kryeministrit Berisha, që ka brenda një fabrikë, ka vlerë rreth 4 milionë euro, por sipas kontratës së shitblerjes rezulton të jetë nën çmimin e tregut.

Sipas informacioneve, objekti është blerë nga Shkëlzen Berisha në vitin 2018 dhe nuk është deklaruar si pronë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, duke u ekspozuar kështu përpara një vepre penale, atë të fshehjes së pasurisë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore