Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Spanjë, 20 të arrestuar, midis tyre edhe “kopshtarë” shqiptarë

Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Spanjë, 20 të

Një rrjet trafikantësh droge që drejtonin 11 plantacione klandestine në Katalonjë të Spanjës është çmontuar nga autoritetet.

Gjatë operacionit janë arrestuar 20 persona të përfshirë, midis tyre edhe shqiptarë.

Më datë 2 mars të arrestuarit janë vënë përballë drejtësisë, ku është vendosur masa e paraburgimit për 7 prej tyre, ndërsa të tjerët u lanë të lirë me kusht në pritje të gjykimit të çështjes.

Plantacionet ishin ngritur në magazina, ambiente tregtare ose shtëpi, në rajonin Lleida, në jug-perëndim të Barcelonës. Gjatë kontrollit fizik në 11 plantacionet u sekuestruan 4000 kanabis dhe 12 kg marijuanë të tharë.

Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Spanjë, 20 të

Mediat spanjolle shkruajnë se rrjeti kriminal drejtohej nga dy burra, të cilët punësonin ‘kopshtarë’ të ardhur enkas nga Shqipëria, për të kultivuar kanabis për 3-4 muaj. Pjesa tjetër e anëtarëve të bandës, ishin përgjegjës të logjistikës, paketimit të drogës dhe midis tyre një elektriçist.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore