Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shkarkimi i Metës, Nishani në Breaking: Edhe mua s’më pëlqen një president që bën fushatë, por nisma do të dështojë

Shkarkimi i Metës, Nishani në Breaking: Edhe mua s’më

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar të dëmshme nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. I ftuar në emisionin “Breaking”, Nishani u shpreh se është një iniciativat që do të dështojë dhe mbi të gjithë do të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në prani të ndërkombëtarëve në goditjen e institucioneve dhe jo të personave.

“Është një iniciativë jo serioze që dëmton dhe krijon imazhin e një Parlamenti që nuk reflekton seriozitetin institucional dhe kushtetues më të lartë dhe të përgjegjshëm që është legjislativi në një republikë parlamentare. Dëmton imazhin e institucioneve, presidentit dhe Parlamentit. Parlamenti nuk është Edi Rama, as Ilir Meta nuk është Presidenca, e kjo dëmton imazhin. E kjo nuk ka thelb e përmbajtje ky peticion dhe nuk do të ketë vlerë politike”, deklaroi Nishani.

Ish-presidenti gjykon se Meta nuk ka kryer ndonjë shkelje të rëndë kushtetuese, ndërsa ka pranuar se nuk e ka pëlqyer që ai ka dalë të bëjë fushatë në këto zgjedhje.

“Presidenti shkarkohet kur ka bërë një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Këtë do ta vendosë Gjykata Kushtetuese, prandaj është qëndrim politik e emocional politik ajo sjellje e deputetëve, fakti i shkeljes së Kushtetutës do të vendoset nga Gjykata. Unë nuk mendoj se do të bëhet. As mua nuk do të më pëlqente që një president të dilte dhe të bënte gara politike, por nuk jemi në një shkelje të rëndë. Pra iniciativa është mazhorancës është kryekëput politike dhe dëmton imazhin e institucioneve”, tha Nishani në Breaking.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore