Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shkarkimi i Metës, mazhoranca mbyll hetimin dhe vendos datën e miratimit të raportit

Shkarkimi i Metës, mazhoranca mbyll hetimin dhe vendos datën e

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta ka vendosur që më datën 23 korrik të miratojë raportin final mbi hetimin e nisur.

Kryetari i këtij komisioni, socialisti Ulsi Manja bëri të ditur se afati i fundit i këtij komisioni është 31 korriku dhe se i mbetet si afat final që raporti i komisionit të paraqitet në 18 korrik.

Komisioni hetimor për shkelje ndaj presidentit u ngrit fillimisht me vërtetimin e shkeljeve të kreut të shtetit, ku mazhoranca pretendoi se akti i Metës për zhdekretimin e zgjedhjeve lokale bie në kundërshtim me Kushtetutën, duke përbërë një shkelje të rëndë.

Por mazhoranca e shtoi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca e cilësoi si shkelje dhe vendimin e presidentit për të mos njohur Arta Vorpsin si anëtare e Gjykatës, por Marsida Xhaferllarin.

Komisioni hetimor ka administruar provat, ndërsa Manja paraqiti të gjitha dokumentet e paraqitura, si dhe shtoi se ka marrë 14 vendime dhe se kryer 9 mbledhje gjithsej, ku dy herë ka qenë i pranishëm presidenti Ilir Meta.

Manja e quajti zyrtarisht të mbyllur hetimin ndaj Metës dhe kërkoi diskutimin e argumenteve dhe 20 provave shkresore për çështjen e ngritur, duke përfshirë edhe dy raportet Venecias.

Tashmë pritet të vendoset hartimi i raportit ku janë caktuar 2 relatorët, Halit Valteri dhe Klotilda Bushka. Dy relatorët do të hartojnë raportin paraprak për gjetjen e këtij hetimi. Me shumicë votash u mbyll dhe zyrtarisht hetimi i komisionit për shkarkimin e presidentit Meta. Brenda katër ditëvem e 17 korrik, dy relatorët duhet të paraqesin raportin paraprak, i cili duhet të shqyrtohet në komisionin për t'u paraqitur për votim në seancën parlamentare. Komisioni më 20 korrik pritet të marr vendim final mbi raportin që do t'i paraqitet për votim.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore