Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shkak moti i keq/ OSHEE: 14 zona në Tiranë janë pa energji elektrike

Shkak moti i keq/ OSHEE: 14 zona në Tiranë janë pa energji

Tiranë- Për shkak të motit që keq që ka përfshirë gjithë vendin po ashtu edhe Tiranës, 14 zona kanë ngelur pa energji elektrike. Me anë të një postimi në Facebook, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shkruan se punonjësit ndodhen në vendngjarje për rikthimin e energjisë elektrike në vend.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për abonentët Tiranë. Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive, në rrjetin e shpërndarjes në Tiranë janë shfaqur problematika ku konkretisht ka mbetur pa energji NST Qafë Mollë si dhe është stakuar çelësi 20 kV i transformatorit në NST Selitë. Aktualisht pa energji janë zonat: Rruga “Tish Daia”, zona pranë Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, Rruga “Gjovalin Gjadri”, Rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Déshmorët” pranë KMY, ,Biznese private brenda territorit të Ish “Misto Mame”, Shkallë, Shupal, ShënGjergj, ZallBastar, Shënmëri. Brigadat e avarisë së OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të avarive dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore