Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Shihe si sytë e ballit ore!", PËRGJIMET dhe porositë e Viktor Çervanakut ndaj vëllait për kokainën e fshehur mes plehut kimik

"Shihe si sytë e ballit ore!", PËRGJIMET dhe porositë e

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksionin për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e parë e dokumentarit

Po ndërkohë që Denilsoni dhe e fejuara e tij shprehnin gëzimin se më në fund gjithçka po u ecte mbarë, në krahun tjetër babai i tij Viktor Çervanaku, i cili rezulton siç thamë të jetë pritësi i ngarkesës, kapet në bisedë me vëllain e tij, Zenelin.

Ku në komunikimin e përgjuar me të, sipas Balkan Web më datë 27 shtator 2022, Viktori i kujton këtij të fundit se duhet të ketë shumë kujdes për ngarkesën që të mos dëmtohet pas shiut të madh që kishte rënë në këtë datë në Frakull të Madhe, aty ku tashmë malli ndodhej që nga 23 shtatori.

Madje duke i kujtuar që ta ruajë mallin si ‘sytë e ballit’.

Përgjim 27 Shtator 2022

Viktor Çervanaku komunikon me vëllain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: Shi tha ai bie, ka vajtur e ka kontrolluar, janë në rregull, kishin zënë një çik aty lartë ku e kishim mbuluar ne me plasmas pellgje uji, i ka pastruar, i ka mbuluar edhe cepat.

V. Ç: Epo mirë shumë. Kontrolloje dhe shihe si sytë e ballit ore!!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore