Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shifrat/ Mbi 823 mijë të vaksinuar në Shqipëri, sa doza u injektuan 24 orët e fundit

Shifrat/ Mbi 823 mijë të vaksinuar në Shqipëri, sa doza u

Procesi i vaksinimit në Shqipëri vijon me ritme të larta, ndërsa situata epidemiologjike është nën kontroll.

Ditën e sotme, sipas të dhënave zyrtare, në vendin tonë janë kryer 6.497 vaksina anti-COVID.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja Ogerta Manastirliu, dërkohë, që nga fillimi i pandemisë 823.053 qytetarë kanë marrë vaksinën kundër kornavirusit.

"Me 823,053 vaksinime të kryera deri tani në të gjithë vendin, vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit", shkruan Manastirliu.

Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu zbuloi se nga mbi 40,000 arsimtarë që janë vaksinuar,11 mijë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid.

Sot, 11 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me koronavirus nuk ka ndërruar jetë. Ndërkohë, nga 2648 testime të kryera 11 persona kanë rezultuar pozitivë.

Në total, numri i rasteve aktive në Shqipëri është 189, ku 57 prej tyre regjistrohen në Shkodër. Në Tiranë janë 50 raste aktive, ndërsa Vlora dhe Kukësi kanë numrin më të ulët, me vetëm dy raste./Gazeta SHQIP

Shifrat/ Mbi 823 mijë të vaksinuar në Shqipëri, sa doza u

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore