Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shfrytëzoi dy motrat për prostitucion, zbulohet kush është shqiptari i arrestuar në Itali (EMRI)

Shfrytëzoi dy motrat për prostitucion, zbulohet kush është

Javë më parë një lajm qarkulloi në mediat italiane se një shqiptar ishte arrestuar në Itali pasi kishte detyruar dy motra ukrainase të prostituonin. 

Së fundmi, identiteti i tij është bërë publik nga mediat fqinje, ai është 39-vjeçari Bashki Allciu. 

Ky i fundit përfundoi në prangat e policisë në qytetin e Napolit pas akuzave për shfrytëzim prostitucioni dhe dëmtim personal.

Siç bëjnë me dije autoritetet italiane, dy motrat nga Ukraina mbërritën në Itali me shpresën për të punuar, por përfunduan duke prostituuar në zonën Giugliano në Campania.

Shqiptari me sjellje të dhunshme, ushtronte të drejtën e menaxhimit të financave të viktimave të tij, duke i detyruar të përkuleshin ndaj çdo kërkese. Majde, ndaj njërës kishte kërkuar 10 mijë euro si kusht për ta lënë të lirë pasi rezultoi shtatzënë.

Hetuesit kanë zbuluar se shfrytëzimi i dy motrave i ka sjellë atij përfitime rreth 32 mijë euro.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore