
Sherri për Pallatin/ Policia shpall në kërkim personi që plagosi me armë, përplasja e biznesmenëve për 260 milionë lekë
Për plagosjen e së mërkurës në zonën ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë policia ka arrestuar 5 personave, por nuk ka prangosur personin që ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur biznesmenin Sino Llanaj.
Mes personave të arrestuar janë dhe dy biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, që kanë qenë shkaku i këtij konflikti. Emrat e tjerë të të arrestuarve janë Shkelzen Byberi, Skender Margjeka, Alfred Lumani. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.
Ndërkohë që policia bën të ditur se ka identifikuar personin që ka qëlluar, por se e mban sekret emrin e personit.
“Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 në rrugën "Ndre Mjeda" ku një person i cili është shpallur në kërikim, ka qëlluar me armë drejt biznesmenit. Sino Llanaj ka pasur më parë konflikt me biznesmenin Albert Allmuça, të dy ortakë në fushën e ndërtimit. Allmuça në polici është shprehur se nuk ka qenë pjesë e kësaj ngjarje. Gjithashtu ka reaguar dhe firma ndërtuesit, "Star Construction" e cila thotë se Albert Allmuça nuk ka qenë fare prezent në kantierin e ndërtimit gjatë ditës së djeshme.
Por policia në komunikatën për median bëhet e ditur se ai kishte dijeni se personat po shkonin në vendin ku po ndërtohej pallati për t’u konfliktuar.
Kujtojmë se gjatë përplasjes së djeshme, u plagos një kalimtar i rastit , ndërsa roja i pallatit u sulmua me sende të forta.
Allmuça akuzon Llanajt për borxhin 260 milionë
Në reagimin e kompanisë së Albert Allmuçës, thuhet se me vendim gjykate, kompania e Sino Llanajt i detyrohet kompanisë së Allmuçës një shumë prej 260 milionë lekësh të reja.
Para 6 muajsh, për shkak të konflikteve që kanë patur me njëri-tjetrin Allmuça dhe Llanaj, në lidhje me mënyrën se si kanë shitur apartamentet e pallatit në fjalë kanë patur një konflikt i cili ka çuar në bllokimin e rrugës me kamionë.

Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ja epiqendra dhe magnituda
Historia e plotë >




FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Memaliaj-Tepelenë
Historia e plotë >


SHBA-ja e Joe Biden duhet të veprojë jo si një lidership i rikthyer
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
Covid në Shqipëri: A ka diçka që mund të besojmë te shifrat?!

Vala e dytë e Covid/ Propozimi i fortë i dy nobelistëve: Izolim total në dhjetor

Nisin testet e shpejta ndaj COVID në Tiranë, së shpejti rezervimi bëhet pranë mjekut të familjes
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >