Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sherri për mbesën/ Kush është "i forti" i Fierit, me të cilin u përplas Demir Backa një vit më parë

Sherri për mbesën/ Kush është "i forti" i Fierit,

FIER - Një konflikt i vjetër me një personazh të njohur të botës së krimit me inicialet A.I., është një nga pistat kryesore ku po heton policia, lidhur me ekzekutimin e Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit.

Sipas 'Ora News',  sherri mes Backës dhe A.I. ka ndodhur një vit e gjysmë më parë, në një nga ambientet e kafe “Piazza” në Fier, ku Demir Backa dhe ky person së bashku me djalin e tij, kishin shkuar për t’u sqaruar pas një konflikti që i riu kishte pasur me mbesën e Backës. Djali i të fortit me inicialet A.I e përndiqte vajzën prej kohësh, dhe tentativat për sqarim jo vetëm që nuk kanë përfunduar mirë, por Demir Backa dhe A.I. janë përfshirë në një konflikt verbal e fizik, pasi Demir Backa e ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushte personin tjetër.

Ndonëse mes dy palëve ka pasur tentativa për mbylljen e konfliktit, personazhi i botës së krimit nuk ia ka falur sherrin Demir Backës.

Në vrasjen e Demir Backës mbrëmjen e së shtunës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.

57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.

2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.

Brenda Benzit të djegur u gjetën një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë dërguar për ekzaminim.

57 vjeçari Backa ishte pronar i lokal 'Piazza' në Fier dhe një tjetër pistë ku po hetohet, sipas mediave, është një konflikt pronësie me një shtetas. Bëhet fjalë për 200 hektarë tokë të dhënë me koncension në Godull. Lidhur me ngjarjen, disa persona u shoqëruan. Backa, është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit Medi Backa, i njohur si Buc Backa, i vrarë në 1997-ën, bashkë me 23 persona të tjerë, në masakrën e Levanit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore