Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sherri me të plagosur në Tiranë, mes të arrestuarve edhe dy ndërtuesit (Emrat)

Sherri me të plagosur në Tiranë, mes të arrestuarve edhe dy

Policia njoftoi se ka vënë në pranga 5 persona lidhur me ngjarjen që ndodhi dje në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, ku mbeti i plagosur biznesmeni Sino Llanaj, një kalimtar i rastit si edhe roja i pallatit në ndërtim.

Mes personave të ndaluar janë edhe biznesmeni Albert Allmuça dhe ndërtuesi Sino Llanaj. Sipas hetimeve, Allmuça ka pasur dijeni që në pallatin që po ndërton kanë shkuar një grup personash për t'u konfliktuar. 

Ndërtuesi Sino Llanaj 46 vjeç, është arrestuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka goditur me sende të forta rojën e pallatit.

Të arrestuarit janë: Albert Allmuça, Sino Llanaj, Shkëlzen Byberi, Skënder Margjeka, Alfred Lumani.

Dy biznesmenët Llanaj e Allmuça bashkëinvestitor në pallatin që po ndërtohet, kanë konflikte për çështje borxhi.

Ditën e djeshme u plagos në këmbë dhe një kalimtar i rastit, ndërsa roja i pallatit u sulmua me sende të forta.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore