Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sherri i parë elektoral/ Florenc Hoxha i PD dhunon me mjete të forta mbështetësin e PS

Sherri i parë elektoral/ Florenc Hoxha i PD dhunon me mjete të forta

Ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha është shoqëruar në polici pasi ka dhunuar një qytetar.

Gazeta SHQIP mëson se i dhunuari është shtetasi, Altin Mata. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë dhe sipas burimeve të SHQIP ngjarja ka ndodhur për arsye elektorale.

Altin Mata është mbështetës i Partisë Socialiste në Njësinë nr.1, ndërsa Florenc Hoxha dihet se është mbështetës i Lulzim Bashës.

Hoxha është shoqëruar disa herë në komisariat për dhunë, para zgjedhjeve elektorale.

Florenc Hoxha është arrestuar në vitin 2015 nga policia e Tiranës pasi ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma dy personat me inicialet K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur.

Hoxha ka qenë gjithashtu protagonist i rrahjes së dy grave nëpunëse të Bashkisë së Tiranës dhe nxjerrjes së tyre me dhunë nga zyrat e bashkisë, gjatë kohës që punonte në Bashki për Lulzim Bashën.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore