Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sherri Ademi-Ndreu, Shoqata Europiane e Bashkive: Ngrijmë statusin!

Sherri Ademi-Ndreu, Shoqata Europiane e Bashkive: Ngrijmë statusin!

Konflikti për kreun e shoqatës së bashkive në Shqipëri ka zgjuar reagimin e Komitetit te Politikave të Këshillit Europian të Bashkive dhe Rajoneve, organizatë që mbledh në gjirin e saj shoqata të qeverisjes vendore nga 41 vende europiane.

Pjesë e kësaj organizata është edhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ku ka një konflikt që ka përfunduar në gjykatë mes Voltana Ademit dhe Pjerin Ndreut për drejtimin e saj.

Me anë të një deklarate ky këshill shpreh shqetësim të thellë mbi iniciativën e disa kryetarëve të bashkive, anëtarë të Shoqatës për Autonomi Vendore e cila ka përfaqësuar historikisht bashkitë një përkatësie politike, për të kapur dhe uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë pa qenë formalisht anëtarë të saj.

Ky reagim është referencë për shkarkimin që ju bë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi nga drejtimi i shoqatës dhe zgjedhjes së Pjerin Nderut.

Sipas komitetit shoqata për autonomi vendore kërkoi të bëhej anëtare e CEMR, kërkesa nuk u pranua dhe dy shoqatat u inkurajuan të diskutojnë, punojnë dhe përfaqësojnë së bashku në mënyrën më të mire të mundshme interesat e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Në deklaratën e kësaj organizate pranë këshillit të Europës thuhet se ajo është në dijeni të procesit ligjor që po zhvillohet për zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Megjithatë, u bëhet thirrje të dyja palëve të punojnë për zgjidhje të përbashkët në interes të komuniteteve lokale shqiptare.

Ndërkohë kjo organizatë ka vendosur të ngrijë statusin e anëtarësisë së Shoqatës së bashkive të Shqipërisë deri në gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve. Shpresojmë që kjo të mundësojë dialog të vërtetë mes drejtuesve politike dhe shoqatave në arritjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në mbrojtje të interesave të qeverisjes vendore në Shqipëri përfundon deklarata. / Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore