Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sherr për qentë/ Interpoli e arrestoi në Çeki, si e plagosi ish-polici fqinjin në Sarandë në 2017 (Detajet)

Sherr për qentë/ Interpoli e arrestoi në Çeki, si e

Të tjera detaje dalin në dritë me arrestimin e Albert Lamajt në Çeki, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Lamaj, ish-punonjës i policisë bashkiake në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur më 3 mars 2017 në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar. Mësohet se Lajmaj, i cili është dënuar me 2 vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje” ndaj shtetasit me inicialet M.GJ., të cilin e kishte fqinj. Asokohe mes ish-policit dhe fqinjit të tij kishte nisur një debat për disa qen që Lamaj mbante në banesën e tij.

Pasi fqinji u paraqit në banesën e 38-vjeçarit ku u ankua për zhurmat nga të lehura e qenve, ky i fundit është irrituar kur e ka mësuar këtë fakt nga gruaja e tij. Pasi i ka shkuar në banesë, ish-polici pas debatit me të ka goditur në brinjë me thikë fqinjin, duke e plagosur në mëlçi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore