
Sherr mes të rinjve në Elbasan, një person në gjendje të rëndë niset drejt Traumës
ELBASAN- Disa të rinj janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me njëri-tjetrin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.
Sipas burimeve zyrtare nga ana e policisë ka mbetur i plagosur një i ri i cili është dërguar në Spitalin Kirurgjik dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetë.
Ndërkohë nga vendngjarja konfirmohet se ka forca të shumta policie, teksa janë gjithashtu edhe në kërkim të autorit i cili ka arritur të arratiset.
Informacion paraprak
Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifkimin e autorit./Gazeta Shqip









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




