
“Shënjestra” ishte ish-sekretari i PD-së/ Detajet e reja nga shpërthimi me eksploziv, djalit i kishin lyer makinën me benzinë
Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së shtunës tek lokali (bar-bilardo) në pronësi të shtetasit Dhimitër (Agim) Kokonozi në qytetin e Prrenjasit.
Burime bëjnë me dije se sipas hetimeve të Policisë, një person ende i paidentifikuar i është afruar lokalit të Kokonozit dhe ka hedhur lëndën plasëse pranë ambienteve. Më pas, autori është larguar në këmbë.
Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat e lokalit dhe janë dëmtuar disa apartamente pranë lokalit.
Po ditën e ngjarjes, automjeti tip “Audi” në pronësi të Daniel Kokonozit, djali i Dhimitër Kokonozi, ishte i lyer me benzinë. Dyshohet se automjetit do i vendosej flaka.
Nuk dihen ende arsyet e sulmit ndaj Dhimitër Agim Kokonozit. Mësohet se ky i fundit ka qenë Sekretar i PD-së në degën e Përrenjasit.
Policia njoftoi se kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarje.




Ishin pjesë e bandës së “skifterëve”, e pësojnë keq tre shqiptarët në Spanjë
Historia e plotë >




Pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga ‘Mushka’, ‘tymi’ dhe ‘çokollata’/ Zbardhet DOSJA e megaoperacionit t...
Historia e plotë >
Guroret në zonat e mbrojtura/ Cilat janë 6 kompanitë që iu pezullua akt...
Historia e plotë >
Cila monedhë po tregon forcim? Zbuloni me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro për ditën e sotme

Zbardhen rrugët/ Reshjet e borës në disa qytete të vendit, ARRSH: Ja akset që janë...

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot? Çfarë ndodh me monedhat e tjera?
Aktualitet




Ishin pjesë e bandës së “skifterëve”, e pësojnë keq tre shqiptarët në Spanjë
Historia e plotë >