Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

SHBA shton presionin ndaj BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

SHBA shton presionin ndaj BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar trysninë ndaj Bullgarisë, që kjo e fundit të mos vendosë veton për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Fillimisht ka qënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price, i cili theksoi në një postim në Twitter se Uashingtoni mbështet hapjen e negociatave të pranimit në BE si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa. Jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar angazhimin tonë për integrimin e dy vendeve në Ballkan ", shkroi Price në Twitter.

Angazhimi shkoi aq lart sa Departamenti i Shtetit njoftoi se në të është përfshirë edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Sipas një njoftimi të DASH, Blinken ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin bullgar, Rumen Radev.

“Sekretari Blinken dhe Presidenti Radev theksuan rëndësinë e aleancës transatlantike, partneritetin strategjik SHBA-Bullgari dhe bashkëpunimin në nismën bullgare të “Tre Deteve”. Sekretari dhe Presidenti folën gjithashtu për çështjet me interes të përbashkët sa i takon sundimit të ligjit, Ballkanit Perëndimor dhe diversifikimit të energjisë”, thuhet në njoftimin e shkurtër.

Sipas këtij njoftimi, Ballkani Perëndimor nuk ka mbetur jashtë diskutimeve dhe tema për të cilën po investohet fuqishëm Uashingtoni këtë ditë është pikërisht hapja e negociatave mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nga njëra anë me Bashkimin Europian nga ana tjetër.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore