Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sezoni turistik disiplinon oraret e punës/ Në drekë dhe pas orës 21:00 nuk lejohet asnjë lloj zhurme në Sarandë

Sezoni turistik disiplinon oraret e punës/ Në drekë dhe pas

Bashkia e Sarandës ka nxjerrë një urdhër për disiplinimin e orarëve të punës gjatë sezonit turistik.

Sipas urdhrit ndalohet veprimtaria e mjeteve të rënda të ndërtimit në të gjithë territorin e Sarandës.

Gjithashtu, intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.

VENDIMI

URDHËR NR. 82, Datë 21.06.2021

PËR DISIPLINIMIN E ORAREVE TË PUNËS PËR PERIUDHËN 01 KORRIK 2021 - 30 SHTATOR 2021.

-Ndërprerjen e veprimtarive të mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, duke filluar nga 1 korrik deri më 30 shtator 2021,

Përjashtohen:

Rastet e proceseve operacionale që nuk mund të ndërpriten, ose kur mosrealizimi i tyre krijon pasoja financiare nga moszbatimi i kontratave dhe veprimtaria e operatorëve të kontraktuar nga Bashkia për punë publike.

Rastet e mësipërme lejohen vetëm me autorizim të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Sezoni turistik disiplinon oraret e punës/ Në drekë dhe pas

 

-Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.

-Orari i veprimtarisë dhe muzikës në ambientet e bareve, restoranteve dhe njësive akomoduese, si dhe njësive të tjera të kësaj kategorie, do të jetë në përputhje me Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave, Nr. 23, datë 26 maj 2021, neni 3, pika a, duke reflektuar rast pas rasti ndryshimet sipas urdhërit të Ministrit të Brendshëm për këtë çështje.

-Ngarkohet për zbatimin e këtij Urdhëri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Policia Bashkiake dhe IVMT.

-Urdhëri Nr. 69, datë 11 qershor 2020, “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjedise publike e private”, shfuqizohet.

Ky Urdhër hyn në fuqi më 1 korrik 2021 dhe shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë, për t’u bërë i njohur nga publiku./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore