Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo i ftuar special në Forumin e Ballkanit që mbahet në Tiranë

Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo i ftuar special në Forumin e

Sekretari i Shtetit i ShBA, Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Europian Sassoli, do të jenë të ftuar dhe folës special në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë (online)

Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, do të organizojë më 28 tetor Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020 (online).

Ky Forum do të zhvillohet pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor.

Në Forum do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Parlamenti Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

Të ftuar dhe folës special në Forum do të jenë Sekretari i Shtetit i ShBA, Michael R. Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli.

Rezoluta “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe Forumi i parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020, janë një lartësim prej Kuvendit të Shqipërisë, i ndjenjave e qëndrimeve të njohura botërisht të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve si edhe një kontribut në shndërrimin e Shqipërisë në një lider rajonal të frontit të bashkuar të luftës kundër antisemitizmit.

 “Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan ambasadorja e ShBA-së, Yuri Kim, në faqen e saj në Twitter ndërsa dje Kuvendi miratoi rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”. Ky projekt-rezolutë është miratuar me 111 vota pro. Asnjë deputet në sallë nuk ka dalë kundër dhe pas votimit të gjithë kanë duartrokitur.

Rezoluta mbështetet në përcaktimin e kësaj Aleance, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për avancimin e vlerave që përkujtojnë Holokaustin, sipas deklaratës së Stokholmit të vitit 2000. Shqipëria është anëtare vëzhguese e Aleancës prej 2014. Përkufizimi dënon perceptimet denigruese ndaj hebrenjve, përpjekjet për të mohuar Holokaustin dhe për të zbatuar standarde të dyfishta në qëndrimet ndaj Izraelit. Përkufizimi është pranuar deri tani nga 31 shtete, si Britania e Madhe, ShBA, Izraeli, Austria, Skocia, Rumania, Kanadaja, Gjermania, Bullgaria, Lituania, Moldavia, Franca, Qipro, Argjentina dhe gjatë dy viteve te fundit edhe nga disa vende fqinje: Maqedonia e Veriut, Greqia, Qipro, Italia dhe Serbia.

Përveç Pompeos si folës të rëndësishëm në samit do të jetë edhe kreu i Parlamentit Europian, David Sassuoli, kreu i Kneset, Parlamentit të Izraelit, Yariv Levin, Migueal Angel Moratinos, përfaqësuesi i lartë i OKB-së për të drejtat e Civilizimeve, si dhe krerët e parlamenteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi. Por edhe disa zyrtarë të lartë të SHBA, Izraelit, por edhe vende të tjera të rajonit dhe Europës.

Miratimi i rezolutës është përshëndetur nga ambasada e SHBA-së, ndërsa në mesazh  shkruhej se Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”.

Edhe Bashkimi Europian e ka përshëndetur nismën, ndërsa edhe ambasadori Soreca ka reaguar përmes një statusi në Twitter, shkruante se  BE do të paraqesë një strategji gjithëpërfshirëse mbi antisemitizmin në 2021.

“Ne e mirëpresim rezolutën e miratuar nga Parlament,  i cili miraton përkufizimin IHRA të Antisemitizmit. BE është e vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën Jude. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të paraqesë një Strategji gjithëpërfshirëse mbi antisemitizmin në 2021”, shkruante Soreca.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar antisemitizmin helm për komunitetin.

“U takon të gjithëve ta luftojnë atë, ta parandalojnë dhe ta çrrënjosin. Lufta kundër antisemitizmit është për çdo pjesë tjetër të komunitetit tonë po aq sa për popullin hebre. Është një luftë që duhet drejtuar në nivelin lokal, rajonal, kombëtar dhe europian. Duhet të bëjmë të gjithë pjesën tonë. Komuniteti hebre nuk është i vetëm”.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po punon që Departamenti Amerikan i Shtetit të deklarojë disa grupe ndërkombëtar të të drejtave të njeriut si Amnesty International, Human Rights Watch dhe Oxfam, si “antisemite” dhe t’i japë fund mbështetjes amerikane për to.

Sipas raportimit, që citonte dy zyrtarë, thuhet se  këtë javë mund të dalë një deklaratë në formën e një raporti nga i Dërguari Special i ShBA-së për Monitorimin dhe Luftimin e Anti-Semitizmit, Elan Carr./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore