Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sali Berisha: Rama do përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi, do i hedhim në koshin e plehrave të historisë

Sali Berisha: Rama do përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi, do i

Sali Berisha vazhdoi serinë e Foltoreve të tij edhe sot duke e organizuar të parafundit në qytetin e Kuçovës.

Ai sulmoi sërish dy kundërshtarët e tij, Edi Ramën dhe kryedemokratin që ai e quan “Peng-Basha”.

Ish-kryeministri e quajti jo-legjitim mbledhjen e kryesisë së PD që vendosi për Kuvendin për shkak se nuk ishin mbledhur firmat e plota.

“Shoqata Basha-Bardhi po sfidojnë pluralizmin politik në Shqipëri. Të gjithë e patë se si e mblodhi kryesinë. Peng-Basha tha se kuvendi që po mblidhet me kryesi është kuvendi legjitim dhe se ky do të jetë kuvendi i PD, por sa u mblodh doli që kryesia nuk ishte votuar, pra nuk ishte legjitim. Kjo sigurisht e bënte tërësisht jo ligjore gjithçka tjetër, e mbi të gjitha e bëri një akt të turpshëm.

Edi Rama me pengun e tij e kthyen në akt të turpshëm. Këtë nuk e ka bërë as Ramiz Alia. Kurse Rama do përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi. Tani kanë futur frymën e patronazhistëve tek ne. Përgëzoj gjithë ato qindra e mijëra demokratë që po i grisin dhe i hedhin në kosh formularët për atë Kuvendin e turpshëm të organizuar nga Basha-Bardhi.

Rama në 2013 i bëri thirrje gjithë qelbësirave të bashkohen kundër Sali Berishës, por ne do të bashkohemi të gjithë bashkë për të hedhur në koshin e plehrave të historisë, Edi Ramën, peng-Bashën, narkoshtetin e të gjithë,” tha Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore