Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sali Berisha bën akuzën e fortë: Lulzim Basha është pronar i basteve, në Qipro ka një kompani në emër të gruas

Sali Berisha bën akuzën e fortë: Lulzim Basha është

Tiranë- Ish kryeministri Sali Berisha, nga Lezha ka nisur takimin me demokratët në 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij Berisha foli për rrugëtimin e PD përgjatë këtyre viteve, ndërsa u shpreh se përulet përpara qytetarë të Lezhës për besnikërinë e treguar ndër vite.

Një tjetër akuzë e fortë e Sali Berishës për Lulzim Bashën. Nga Lezha Berisha tha sot se Qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Lulzim Bashën pasi sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.

"Kur ndodhi vrasja në bllok, Edi Rama ndalon bastet. Po te kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon dushanin në Prishtinë dhe Rama thotë se në qipro 80% pronar i kompanisë ishte lul brava nën emrin e të shoqes", tha Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore