Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Salçiçet WUDY të “kontaminuara”? Flet drejtoresha e AKU: Nuk jemi në kushte emergjence, ja si do të bëhet asgjesimi

Salçiçet WUDY të “kontaminuara”? Flet drejtoresha

E ftuar ditën e sotme në emisonin 'Zona Zero' ka qenë Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Jeta Deda.

Në bisedën e saj në studio me gazetarin Thimi Samarxhiu, Deda ka komentuar problematikat që janë shfaqur sëfundmi në treg lidhur me disa lote të salçiçeve të importuara Wudy.

Duke qetësuar konsumatorin, Deda është shprehur se jo të gjitha produktet e prodhurara nga kjo kompani janë të identifkuara me bakterin 'Listeria monocytogenes', teksa një pjesë e tyre janë tërhequr nga tregu vetëm për tu ekzaminuar.

Sipas saj nëse identifikohet ky bakter në salçiçet Wudy, ato do të shkatërrohen sipas një protokolli të caktuar për përpunimin dhe menaxhimin e mbetjeve.

“Nuk jane te gjitha produket që do të tërhiqen nga tregu. Do të tërhiqen vetëm ato që janë njoftuar. Kjo është një markë që nuk zë vetëm një përqindje të ulët në tregun italian dhe shqiptar. Në vetëm njërin nga këto stabilimente që ka kjo markë do të tërhiqet nga tregu. Ky produket në të gjitha shtetet tregtohet.

Të gjithë produket që kanë datat e skadencës që ne kemi njoftuar, rreth 5 lloj produktesh të cilat janë dhe në faqen e AKU. Këto produket tërhiqen nga tregu, shkojnë në magazinë analizohen nëse duhet të konsumohen apo asgjesohen derisa shkojnë në tryezat e konsumatorit.

Këto produkte po i tërheqim që të jemi të sigurt dhe të bëjmë analiza dhe jo domosdoshmërisht e kane këtë bakter. Situata është e njëjtë si me çokollatat Kinder që u njoftua para disa muajsh.

Nuk jemi në kushtet emergjencës por në kushtet e një modeli të njoftimit të konsumatorit.

Vetëm një lot ka rezultuar me problem jo të gjitha produktet

 

Si bëhet asgjesimi?        

Nuk duhen hedhur produktet me origjinë shtazore në koshin e mbeturinave. Ato duhen trajtuar në mënyrën e duhur të menaxhimit të mbetjeve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore