Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sa lekë hodhën partitë për fushatë? Dalin SHIFRAT, PS tre herë më shumë se PD

Sa lekë hodhën partitë për fushatë? Dalin SHIFRAT, PS

Partia Socialiste ka shpenzuar 173 milionë lekë në fushatë zgjedhore ose mbi 1.44 milionë euro. Kjo shumë është trefishi i shpenzimeve të PD-së në vlerën e 47 milionë lekëve ose 390 mije euro dhe i LSI-së në vlerën e 43 milionë lekëve ose 360 mije euro.

Këto janë të dhënat nga raportet financiare të depozituara në KQZ nga partitë. Paratë e financimit të partive vijën nga katër burime kryesore.

Nga Buxheti i Shtetit, ku sipas ligjit, KQZ ndan paratë sipas kuotave, nga kontributet e kandidatëve, nga kontributet e personave fizikë të cilat mbështesin kauzën e partisë dhe të ardhurat e krijuara nga kuotat që i merren anëtarësisë.
Nga të dhënat vihet re se anëtarësia e PD-së është më e dobëta sa i përket shumës së të ardhurave që kontribuon, ndërsa para saj vjen LSI dhe në krye qëndron PS, së cilës rreth 44% të financimeve në fushatë i vijën nga baza e anëtarësisë. PD është gjithashtu e fundit sa i përket kontributit që kandidatët politikë kanë bërë për të.

Partitë kryesisht kanë shpenzuar për reklama, sponsorizime, materiale zgjedhore dhe për skenat e tubimeve. Nga Partia Socialiste bie në sy se shumë para janë harxhuar për median sociale Facebook dhe për zyra partiake me qira.

Këto shpenzime janë vetëm ato që deklarohen nga partia, ndërsa shpenzimet individuale të kandidatëve kandidat nuk kalojnë në këtë filtër. Vlera e parave në qarkullim në periudhë zgjedhore është shumë më e lartë, siç është vrojtuar edhe nga prania e tepërt e valutës së huaj në prill si dhe inflacioni i menjëhershëm i çmimeve. Por në çdo fushatë zgjedhore ka dyshime se paratë e padeklaruara në të vërtetë përbëjnë pjesën e luanit në fushatat e partive politike.

Shpenzimet në fushatë
PS – 176 538 071 mln lekë
PD – 47 625 660 mln lekë
LSI – 43 501 573 mln lekë

Të ardhurat e Partive
PS
Të ardhura nga fonde publike 55 826 750
Të ardhura nga persona fizikë 5 101 904
Të ardhura nga kandidatët 38 628 598
Të ardhura të krijuara nga anëtarësia 76 980 834

PD
Të ardhura nga fonde publike 33 318 149
Të ardhura nga persona fizikë 1 481 320
Të ardhura nga kandidatët 2 103 625
Të ardhura të krijuara nga anëtarësia 10 722 565

LSI
Të ardhura nga fonde publike 18 975 182
Të ardhura nga persona fizikë 1 031 106
Të ardhura nga kandidatët 7 546 214
Të ardhura të krijuara nga anëtarësia 15 757 046/ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore