Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sa i rrezikshëm është varianti Omicron? I Dërguari Special i kreut të OBSH për COVID 19 flet sot në "Zona Zero"

Sa i rrezikshëm është varianti Omicron? I Dërguari Special i

TIRANË - Varianti i ri i koronavirusit, i pagëzuar si Omicron, ka alarmuar sërish shkencëtarët. Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të ndalur përhapjen e mundshme të tij, ndërsa kompania farmaceutike “BioNTech” tha të hënën se ka filluar punën për një vaksinë të përshtatur për variantin e ri .

Pavarësisht se virusi po konfirmohet në gjithnjë e më shumë shtete, shkencëtarët nuk dinë ende shumë rreth tij.

Emisioni “Zona Zero” në Top News do sjellë sot detaje të reja rreth variantit të ri, me një të ftuar special në studio.

Dr. David Nabarro, i Dërguari Special i Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH për COVID 19, do të bashkëbisedojë me gazetarin Thimi Samarxhiu, ku do bëjë një panoramë jo vetëm të situatës me virusin e ri, por por për gjithë pandeminë.

Sa i rrezikshëm është variant i ri i covid19? Cilat janë simptomat? Si po ecën procesi i vaksinimit? Çfarë na pret gjatë dimrit?

Këto janë disa nga pyetjet që do marrin përgjigje pas orës 16:00 në ekranin e Top News./Gazeta SHQIP

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore