
Sa familje janë evakuuar deri më tani?/ Drejtori i Emergjencave jep detaje dhe paralajmëron: 3500 hektarë tokë nën ujë...
Drejtori i Gatishmërisë dhe Emergjencave, Robert Hysenllari është shprehur ditën e sotme se deri më tani 24 familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme.
I ftuar në një emision televiziv, Hysenllari deklaroi se qyteti më i prekur është Shkodra duke thënë se 150 banesa kanë pasur probleme me ujin.
Ai shtoi se deri më tani në të gjithë vendin 3500 hektarë tokë ndodhen nën ujë.
“150 banesa kanë probleme me ujin, ndërkohë 24 familje janë evakuuar. Përgjithësisht banesat kanë qenë në qarkun e Shkodrës. Disa banorë kanë zgjedhur që të qëndrojnë te të afërmit, ndërsa për të tjerët ka konvikte, hotele. Ka variante të ndryshme për sistemimin e banorëve.
Ndërkohë në qarkun e Durrësit ka pasur rrëshqitje të dheut, ku ka pasur ndërhyrje. Në qarkun e Tiranës ka pasur probleme, por me ndërhyrje situata është zgjidhur.
Sakaq deri më tani 3500 hektarë tokë janë përmbytur”- nënvizoi Hysenllari.

Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >





E FUNDIT/ Gjendet një çantë e dyshimtë pranë një automjeti në Vlorë
Historia e plotë >

Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet

Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >


