Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sa do jenë temperaturat? Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sa do jenë temperaturat? Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin gjatë orëve të para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave në pothuajse gjithë territorin, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë Celsius deri në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Kosova gjatë të premtes do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24-orëshit. Gjithashtu pritet rënie e ndjeshme e temperaturave të ajrit, si pasojë e afrimit të masave ajrore të ftohta nga Lindja e kontinentit Europian.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë gjatë paradites. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat të shtohen herë pas here në një pjesë të mirë të MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe Qendra e kontinentit do të mbizotërohen nga vranësirat e shpeshta dhe rrebeshet e shiut, ku më të dukshme reshjet do të jenë në brigjet Veriperëndimore të Europës. Mbetet gadishulli Skandinav në dominimin e reshjeve të shumta të dëborës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore