Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Rusia nxjerr SHIFRAT/ 150 shqiptarë shkuan në Ukrainë të luftonin, ja sa prej tyre janë vrarë

Rusia nxjerr SHIFRAT/ 150 shqiptarë shkuan në Ukrainë të

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar disa statistika zyrtare, që sipas tyre tregojnë numrin e luftëtarëve të huaj që kanë shkuar në Ukrainë dhe po luftojnë atje me vendasit, kundër pushtimit rus. Më poshtë do gjeni dokumentin e plotë të publikuar nga autoritetet në Moskë.

Referuar statistikave, siç shihet dhe në foton e mëposhtme, nga Shqipëria kanë shkuar në Ukrainë prej 24 shkurtit kur nisi dhe lufta, 150 “luftëtarë”. Nga këta, 42 raportohet se janë eleminuar, 40 janë deportuar dhe 68 të tjerë vazhdojnë të jenë akoma në Ukrainë.

Nuk dihet sa të sakta dhe të besueshme janë këto shifra, pasi autoritetet në Shqipëri nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për shtetas që janë deportuar nga Rusia, të cilët janë angazhuar në luftë. Edhe më herët ministri i Jashtëm Lavror ka thënë se “mercenarë nga Ballkani po luftojnë në Ukrainë.”

Dokumentin e plotë mund ta gjeni këtu. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore