Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Rusia financoi PD, i dha 500 mijë $"/ Reagon për herë të parë Lulzim Basha: Ja si qëndron e vërteta

"Rusia financoi PD, i dha 500 mijë $"/ Reagon për herë

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, kohë kur drejtohej nga vetë ai.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Twitter", Basha shkruan se diçka e tillë nuk ka ndodhur, teksa gjithmonë PD ka qenë e hapur për partneritetin dhe bashkëpunimin me SHBA.

"Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE."-shkruan Basha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore