Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rruga e Kombit, Rama publikon videon, PD: Do ta anulojmë koncesionin kur të vijmë në pushtet

Rruga e Kombit, Rama publikon videon, PD: Do ta anulojmë koncesionin kur

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me publikimin e punimeve të punimeve të rrugës së Kombit, të nyjes së Kalimashit.

“MIRËMËNGJES! Dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Por ky postim ka pasur reagimin e zyrtarit të PD-së, Dorian Teliti, i cili ka bërë të ditur se nëse demokratët vijnë në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit do ta anulojnë koncesionin e rrugës së Kombit.

“Aq pak rrugë ka ndërtuar qeveria e Rilindjes sa sot ER është detyruar të prezantojë si punë të vetën rrugën e Kombit, një nga veprat më të mëdha të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, meritë e padiskutueshme e qeverisë së demokratëve.  Thesi i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të Edi Ramës qenka shpuar aq keq sa pagesën nga 5 deri 22.5 eurosh ER e shet që në pikë të mëngjesit si arritje të qeverisë.  Fakt është që vetëm gjatë vitit të parë të operimit, trau në rrugën e Kombit ka mbledhur rreth 20 milion euro nga xhepat e shqiptarëve, ndërkohë që gjatë vitit aktual ka marrë 11 milionë euro subvencionim nga buxheti i shtetit për mungesë trafiku. ER nuk po investon në rrugë. Ai vetëm po vjel para me skema korruptive nga rrugët që i gjeti të ndërtuara”, theksoi Teliti.

Më tej ai shtoi se “qeveria e Partisë Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do ta anulojë koncesionin e rrugës së Kombit dhe do të çlirojë shqiptarët nga të dy anët e kufirit nga kjo tarifë e padrejtë”./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore