Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Rr*tën sapo e more..."/ Valteri shpërthen ndaj Bashës: Askush nuk e beson më Lulin, po tenton të djegë vendin

"Rr*tën sapo e more..."/ Valteri shpërthen ndaj Bashës:

Deputeti Halit Valteri, i cili iu bashkua PS për zgjedhjet e 25 prillit, e ka cilësuar Ilir Metën një pijanec, ndërsa Lulzim Bashën si një lider opozitar me stomak të stërmadh, por pa këllqe.

Valteri kërkoi që Berisha dhe Basha të largohen njëherë e mirë nga Partia Demokratike, ndërsa opozita të heqë dorë nga Ilir Meta.

Nga ana tjetër, thekson se Basha ka qëllim të ruajë karrigen dhe të krijojë armiq imagjinarë e të bashkëpunojë në fshehtësi me qeverinë.

"Presidenti ka fituar disa shokë pijanecë nëpër mihanet e Vlorës që pinë raki e hanë qofte si qoftexhinj. Nga ana tjetër, Basha për hir të karriges së tij personale ka vendosur t'i vërë flakën opozitës dhe vendit. Nëse do të shikojmë nesër, Lulzim Basha ka vetëm një veçanti, si e si të ruajë karrigen, të shpikë armiq imagjinarë dhe të bashkëpunojë në fshehtësi me qeverinë.

Opozita ka humbur besimin dhe mbështetjen në popull sepse askush nuk e beson më Lulin. Duhet të heqë dorë nga ofendimi i inteligjencës së shqiptarëve se është një forcë politike që nuk ka aspak lidhje me moralin.

Mjafton të vazhdojë rrugën që ka nisur duke ecur me të tanishmen dhe jo me të kaluarën. Koha nuk është aleatja e këtyre politikanëve që drejton opozitën, por gjyqtarja e saj. E kam thënë që kjo punë nuk është me rrotë por me votë. Rrotën sapo e more, merr votën dhe hajde.

Doktor, është koha të heqësh dorë dhe të largohesh bashkë me Lulin e vocërr. Ajo parti na dhimbset të gjithëve dhe ka nevojë për një lider opozitar, jo një lider me stomak të stërmadh që nuk ka as këllqe, as atë tjetrën për ta mbajtur attë karrige. Shqipëria ka nevojë për opozitë.", tha Valteri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore