Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Rroga minimale do të jetë..."/ Rama flet me shifra: Sa persona kanë mbetur pa punë nga pandemia

"Rroga minimale do të jetë..."/ Rama flet me shifra: Sa

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ditën e sotme foli për rindërtimin dhe impaktin në ekonomi.

Kreu i qeverisë tha se vendi ynë mori dy goditje të forta nga tërmeti i 26 nëntorit dhe Covid-19.

Sipas tij, këto goditje patën impakt negativ në ekonomi, që deri në ato momente kishte projeksione pozitive.

Rama gjithashtu foli me shifra për të treguar numrin e personave që kanë mbetur pa punë nga karantina, duke thënë se nga 33 mijë që ishin më parë, tani janë 13 mijë.

"Një ditë para tërmetit, projeksionet për ekonominë shqiptare ishin pozitive dhe optimiste.Papunësia për vitin 2019, ishte më e ulëta në rajonin tonë, me 11%, pritej të shkonte edhe më poshtë. Boshti në trajektore rënëse, investimet e huaja dhe turizmi falë rritjes do kishin impakt pozitiv. Por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit, dhe tërmetit të dytë, Covid-19.

Megjithatë masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet, konferenca e donatërove në Bruksel që na çliroi nga ankthi se do duhet të spostonim gjithçka nga ivenstimet, kanë ndihmuar, që sot, të mund të themi pa frikë tani më, se nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se -10% të prodhimit të përgjithshëm, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. Nuk është pak si parandalim. Përpos masave të marra, kemi marrë tre masa të tjera, program për ripunësimin e njerëzve që humbën punën nga karantina. Sot kemi një shifër 13 mijë persona të paintegruar, nga 33 mijë që e humbën vendin, flas me emra e mbiemra konkretë.

Nuk flas për konstatime spekulative. Jemi te vendet që kemi humbur në terma relativë më pak. Jemi sot, në kushtet kur numërohen gati 1 milionë në Rumani, apo 45 mijë në Kosovë. Serbia 200 mijë. Kroacia  rreth 200 mijë. Megjithatë këto nuk janë për të thënë se jemi përballë një mrekullie, por thjeshtë për të thënë që duam t’i ripunësojmë sa më shpejtë ata që ishin në punë. E prandaj kemi programin e ripunësimit. Nuk do ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra," tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore