Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Rritje pagash për mjekët dhe infermierët me..."/ Rama: Do ketë rritje edhe për sektorë të tjerë

"Rritje pagash për mjekët dhe infermierët me..."/ Rama:

Mjekëve specialistë në vendin tonë do t’i rritet paga me 50 mijë lekë të vjetra duke filluar nga muajit prill.

Gjatë Kongresit të Shëndetësisë Rama tha se pagat e mjekëve specialistë t’i rrisin me 50 mijë lekë më shumë, ndërsa do të ketë rritje 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

Edi Rama: Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Kjo nuk mjafton dhe gara që bëhet gjithnjë e më e tashmë na dikton që të shpejtojmë. Siç ju e dini, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta.

Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme.

Rama deklaroi gjithashtu, se nëse vendi ynë do ngjitet lart në pagat e rajonit, gjatë vitit të ardhshëm, do rrisin dhe pagat e sektorëve të tjerë.

"Nëse në muajin prill, ne ngjitemi lart në pagat e rajonit, e barazohemi me Serbinë, të njëjtën gjë do bëjmë edhe me pagat e tjera brenda këtij mandati, por kjo është lufta ime, duke nisur nga 2024. Kjo ua bën Kongresin më të ëmbël dhe qëndrimin këtu sado të gjatë më të rehatshëm, se kështu do shtyni ditët kur të merrni plusin mbi pagën"- tha Rama. 



 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore