Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Prag zgjedhjesh/ Rriten PAGAT për policët, gardistët dhe zjarrfikësit, Rama: Përfitojnë...

Prag zgjedhjesh/ Rriten PAGAT për policët, gardistët dhe

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, është “çelur” edhe sezoni i premtimeve elektorale nga qeveria dhe partitë e tjera politike. Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat, ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka vendosur që të rrisë pagat për punonjësit e policisë, zjarrfikësit dhe disa kategori të administratës publike.

Rama tha sot pas mbledhjes së qeverisë se rritja e pagës për punonjësit bazë të policisë do të jetë 15 për qind, ndërkohë që për ata që janë në nivel oficerësh, rritja do të jetë me 7 për qind.

Rama tha se rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Gardës së Republikës, policët e burgjeve si edhe administratën publike.

Kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë, punonjësit e policisë në nivel inspektorësh, si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës. E njëjta gjë vlen për policinë e burgjeve, për zjarrfikësat, për adimistratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por gjithë punonjësit mbështetës. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. Paga e ardhshme që do marrin këto kategori do jetë paga e rritur. Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë. Kush ka më pak, mbështetet më shumë.

Nga ana tjetër e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë riindeksuar dhe kemi rritje 9.5 % në raport me pensionin e një vit më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës. E njëjta gjë me të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që kanë rritje 10%, por ku gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike”, tha Rama.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore