Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Rrënimi i LSI/ Monika Kryemadhi i kërkon falje Ilir Metës

Rrënimi i LSI/ Monika Kryemadhi i kërkon falje Ilir Metës

Monika Kryemadhi, që do të mbahet mend si politikania që para se të hapeshin kutitë e 25 prillit, shpalli fitoren e opozitës me 85-90 mandate dhe që vulosi dhe 28 deputetët e LSI-së, sot na u shfaq gati e përlotur duke pranuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare.

E katandisur me katër mandate gjithsej, nga 19 që kishte katër vite më parë, Kryemadhi u mundua të gjente shkaktarin e humbjes së këtyre zgjedhjeve dhe të rrënimit të LSI-së, duke ia faturuar atë strategjisë së ndjekur nga aleati kryesor i saj, Lulzim Basha, pra fajin e ka “Luli ose Saliu”.

“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave”, tha Kryemadhi.

Kjo ishte pjesa e parë qëndrimit që lidhet me “argumentin” se pse nuk e dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë për këtë rezultat tejet zhgënjyes.

Pjesa e dytë e deklaratës së saj, lidhej me ndjesën drejtuar  Ilir Metës, i cili është de fakto drejtuesi i LSI-së, këtë parti familjare.  

“Kjo gjë dhe koha e rezultati tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkë”, tha më tej Kryemadhi.

Pra kjo “mea culpa” shkon në adresë të Metës për rrënimin e LSI-së, partisë së themeluar nga personi që është sot në krye të shtetit shqiptar.

Ndërsa ky qëndrim i saj do të pasohej me  një akt nga presidenti i Republikës, i ngjashëm për skenat e humorit të Portokallisë. Meta reagoi menjëherë duke e falënderuar bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së për qëndrimin e mbajtur dhe i premtoi se do të rikthehej në këtë parti familjare, në 24 korrik 2022.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore