Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rrëfehet shqiptarja nga epiqendra e tërmetit: Ishte e tmerrshme, s'dimë se ku do flemë

Rrëfehet shqiptarja nga epiqendra e tërmetit: Ishte e tmerrshme,

Epiqendra e tërmetit që tronditi ditën e sotme Turqinë dhe Greqinë ishte 13 kilometra në verilindje të ishullit Samos. Një emigrante shqiptare që jeton në këtë ishull grek rrëfeu për Abc momentet e vështira që kaluan.

“Ishte e tmerrshme, dolëm me shpejtësi jashtë. Fatmirësisht jemi mirë. Edhe shqiptarët e tjerë që jetojnë në këtë ishull janë mirë dhe nuk kemi informacione se janë lënduar nga shembjet.

Akoma jemi në panik dhe frikë. Nuk e kemi ku do të kalojmë natën, pasi kemi frikë që të qëndrojmë brenda” tha emigrantja shqiptare.

Dëmet më të mëdha nga tërmeti u regjistruan në Izmir të Turqisë. Deri tani raportohet se në Turqi janë regjistruar 6 viktima dhe 321 të lënduar, ndërsa fatkeqësisht bilanci negativ pritet që të rritet në orët në vijim pasi grupet e kërkim shpëtimit vijojnë operacionet në godinat e shembura.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore