Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ronaldo "gjuan topin" me para! Dhurata e tij 124,000 euro, e bën Georginën të "qajë" (Foto)

Ronaldo "gjuan topin" me para! Dhurata e tij 124,000 euro, e bën

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme në botë. Futbollisti nuk kursehet asnjëherë nëse bëhet fjalë për t’i bërë dhurata partneres së tij, Georginës.

Por kësaj  dhurata e tij ka suprizuar dhe vetë Georginën e cila nuk ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj.

Në foton e publikuar nga modelja shihet një nga bagazhet më ikonike të Louis Vuitton në të cilën mund të ruhet një sasi e madhe e bizhuve dhe siç duket është ideale për udhëtimet e gjata.

Dhurata e Cristiano Ronaldos përfshinte edhe tre çanta të tjera me të njëjtin funksion.

Sidoqoftë, ajo që i ka lënë ndjekësit e saj pa fjalë, dhe sigurisht edhe vetë modelen, është çmimi i kësaj dhurate. Ky bagazh kushton 124,000 euro.

' Malle Vendôme' është një nga artikujt më luksozë të firmës së njohur dhe u krijua si një dhuratë për përurimin e butikut të kësaj marke në Place Vendôme epiqendra e argjendarëve parizianë. 

Me dimensione që arrijnë 140 centimetra në lartësi , ai ka tetë sirtarë për të ruajtur stoli, një bust për gjerdan, një pasqyrë të lëvizshme. 

'Jam pa fjalë' shkruan modelja në postimin e saj të cilin e ka shoqëruar dhe me një emoji që tregon që po qan nga gëzimi dhe me një zemër për partnerin e saj.

Ronaldo "gjuan topin" me para! Dhurata e tij 124,000 euro, e bën

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore