Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Roberto Saviano: Shqiptarët kanë marrë në dorëzim Romën, si funksionon mafia nga Shkodra dhe Tirana

Roberto Saviano: Shqiptarët kanë marrë në dorëzim

Mafia shqiptare ka marrë në dorë Romën. Kështu thotë shkrimtari italian Roberto Saviano, në një shkrim të tijin për “La Repubblica” pas ekzekutimit mafioz të ndodhur në një plazh në periferi të Romës.

“Ka kohë që kryeqyteti po përjeton një krizë kriminale të rëndësishme. Tashmë Roma është shndërruar në “zona nostra” (referencë për “cosa nostra”). Nëse dikur Mafia, Camorra apo ‘Ndraghetta ia kishin deleguar pushtetin grupeve lokale kriminale, sot ky pushtet po i kalon familjeve mafioze shqiptare”, thotë Saviano.

“Të fuqizuara pas dekadash pranie në territorin italian, sot grupet shqiptare përkufizohen si mafia e re romane. Këto grupe janë efiçente sepse janë të shumtë në numër për shkak edhe të lidhjeve farefisnore. Klanet e Tiranës dhe Shkodrës administrojnë drejtpërdrejt zonat e shpërndarjes së drogës, kontrollojnë ngarkesat dhe kanë rol ndërmjetësuesi me grupet kriminale historike të Kampanjës dhe Kalabrisë, të cilët i furnizojnë me marijuanë me çmime të pakonkurrueshme, duke krijuar monopol mbi këtë lloj trafiku”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore