Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Ristrukturim në të gjitha drejtoritë e vendit”/ Ndryshime në Policinë e Shtetit: Duke nisur nga 2023...

“Ristrukturim në të gjitha drejtoritë e vendit”/

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka ndarë sot bilancin e vitit 2022 në policinë e shtetit dhe pritshmëritë me vitit 2023.

Çuçi u shpreh se do të ketë një ristrukturim në drejtoritë e policisë në të gjithë vendit. Ministri sqaroi se do të ketë sektorë të veçuar në luftën kundër krimit të organizuar, ku do të ketë një drejtori për trafikun e drogës, grupet e organizuara dhe për krimet e rënda.

“Policia kriminale duke nisur nga ky vit, do të riorganizohet dhe do shkëputet nga zinxhiri komandues i policisë së Shtetit. Kemi bërë strukturën e re. Këtë ndarje do e fillonim nga qendra dhe gjatë 2023 do vijojmë me jetësimin edhe në nivel vendor. Kemi krijuar një drejtori të posaçme që do merret me krimet e narkotikëve, një drejtori të veçantë që do merret me grupet e organizuara dhe një strukturë të veçantë me krimet e rënda. Besoj se ky ristrukturim do të japë një shtysë të madhe.” -u shpreh Çuçi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore