Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ristani ironizon qëndrimet e Bashës: A shkojnë bashkë këto dy deklarata?

Ristani ironizon qëndrimet e Bashës: A  shkojnë bashkë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka komentuar deklarata e dalë në media të kryedemokratit Lulzim Basha në takimin me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë.

"A qëndrojnë njëra pas tjetrës këto dy deklarime? 1. Zgjedhjet nuk i njoh se janë të manipuluara. 2. Do bëj një tur nëpër Shqipëri të mbledh provat e manipulimit", shkruan Ristani në rrjetet sociale.

Ish-numri dy i PD-së ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, duke e akuzuar si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Pro dorëheqjes së Bashës janë deklaruar edhe Bujar Nishani dhe Fatbardh Kadilli, ky i fundit ka vetshpallur dhe kandidaturën për kryetar të PD-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore