Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rinia shqiptare, etje për projekte të BE-së

Rinia shqiptare, etje për projekte të BE-së

“Europa për Shqipërinë” quhet projekti i implementuar në Shqipëri, nga Qendra për Komunikim e Praktikave të Përgjegjshme, që zgjati rreth 16 muaj.

Në takimin e fundit të pjesëmarrësve dhe organizatorëve që shërbeu për evidentimin e rezultateve dhe përmbledhjen e perceptimeve dhe mendimeve, u theksua vazhdimisht një qëndrim.

Rinia shqiptare, etje për projekte të BE-së

Ky aktivitet ishte si ai uji, që e përpin shkretëtira. Rinia shqiptare ka etje për aktivitete të integruara, të këtij formati.

Kjo, pasi nuk ishte një organizim klishe, por një buqetë angazhimesh fantastike, të mirëmenduara, me një gamë ngjarjesh dhe aktivitetesh mendore, sportive, vullnetare, kreative, analizuese, impenjuese, kërkimore etj. 

Projekti «EU4AL» është financuar nga Delegacioni Europian në Shqipëri, në kuadrin e Programit IPA 2014 «Mbështetje e Shoqërisë Civile, me qëllim rrritjen e kapaciteteve, dialogut dhe ndërgjegjësimit, në lidhje me Bashkimin Europian».

Rinia shqiptare, etje për projekte të BE-së

Objektivi kryesor i projektit ishte «Të fuqizojë të rinjtë e moshës 14-18 vjeç në Shqipëri, të kontribuojë kështu, në procesin e integrimit në BE të Shqipërisë, duke përmirësuar njohuritë dhe kuptueshmërinë e të rinjve, në lidhje me procesin e aksesimit në BE dhe brendësimit të vlerave të BE-së». Grupet e interesit dhe përfituesit ishin të rinjtë e moshës 14-18 vjeç, Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme Arsimore, si dhe 4 drejtoritë arsimore të rretheve Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër, biznesi privat, media tradicionale dhe social media.

Në total u angazhuan rreth 10 ekspertë të njohur nga fusha të ndryshme, të tillë si kërkimi shkencor, njohuri për BE-në, angazhimi dhe ndërveprimi i të rinjve.

Sfida kryesore e projektit «Pandemia» solli ndryshime në kalendarin e aktiviteteve, por jo në rezultatet e projektit.

«Mësova shumë, i ndava me të tjerë ato që përvetësova dhe njoha më thellë veten time», thanë të rinj pjesëmarrës nëpër aktivitetet e projektit, gjatë bashkëbisedimit në platformën Zoom.

-Kampi Veror Rinor në Qafështamë,

-Debati Rinor sipas formatit Karl Poper,

-Takimet në shkolla me bashkëmoshatarë, për të përhapur gjithë ato çka u mësuan dhe përjetuan në kampin veror,

-Hartimi i një platforme virtuale nga vetë të rinjtë,

Rinia shqiptare, etje për projekte të BE-së

ishin disa prej aktiviteteve, që u përpinë nga të rinjtë shqiptarë, të cilët nga ana e tyre treguan se janë po aq dinjitoze, skrupulozë, kërkues, seriozë,  ambiciozë sa gjithë bashkëmoshatarët në botë.

Të krijohet ideja se ke të bësh me studentë dhe jo gjimnazistë, thanë anëtarë të jurive, që gjykuan debatet e të rinjve, nëpër rrethe dhe në finalen e Tiranës.

Aktivitetet e projektit përfshinë:

Aktiviteti 1 - Vlerësimi i perceptimit të të rinjve, mbi integrimin në BE.

Të rinjtë shqiptarë dhe BE-ja/Perceptimet, njohuritë dhe pritshmëritë:

U kryen 204 pyetësore, 4 fokus grupe me nga 6-8 pjesëmarrës dhe 24 intervista me grupe të ndryshme interesi.

Rinia shqiptare, etje për projekte të BE-së

Aktiviteti 2 – Cikël modulesh trajnimi “SHINE” mbi lidershipin, vullnetarizmin, qytetarinë aktive dhe BE-në, si dhe lidhur me mundësitë e përfshirjes dhe përfitimit të mundësive të ofruara nga BE-ja, për të rinjtë e grupmoshës së targetuar.

U organizua në dy ditë të ndryshme, në grupe me nga 20 vetë.

Aktiviteti 3 – Kampi Veror Rinor

U organizua në Qafështamë të Krujës, gjatë javës së 4 të muajit Gusht 2020. Morën pjesë të rinj nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, me një balancë gjinore në përfaqësim. Pjesëmarrësit dhe stafi organizues e mentorues, që mundësuan këtë aktivitet, ishin 30 vetë.

Aktiviteti 4 – Seanca informuese mbi procesin e integrimit në BE dhe roli i të rinjve në integrimin në BE. Nxënës vullnetarë nga Kampi Rinor, ndanë eksperiencat e tyre, njohuritë                                                                                                                                    mbi BE-në, integrimin, mundësitë dhe politikat rinore, si dhe bënë thirrje për vullnetarizëm, në shkolla të tjera të mesme të Shqipërisë, mes bashkëmoshatarëve të tyre.

Rinia shqiptare, etje për projekte të BE-së

U targetuan 3 rrethe dhe 12 shkolla të mesme, mes Krujës, Fushë-Krujës dhe Mallakastrës.

Aktiviteti 5 – Platforma virtuale «Qendra Shqiptare e Njohurive për Politikat Rinore»

Kjo platformë u hartua dhe u dizenjua gjatë kampit veror dhe nisi të punohet edhe pas këtij të fundit, duke kërkuar bashkëpunim nga vetë të rinjtë dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Aktiviteti 6 – Debati Rinor “EU4AL”

•          U targetuan dhe morën pjesë 4 qarqe, 20 shkolla të mesme, 60 nxënës, 40 mësues e drejtues, të cilët u bënë pjesë e pashmangshme e procesit mentorues dhe koordinues.

•          Formati Karl Poper

•          2 paketa informuese të përgatitura paraprakisht

•          Takime dhe udhëzime për mësuesit mentorues, në të 20 shkollat pjesëmarrëse

Aktiviteti 7 – Hartimi i një dokumenti politikash mbi rolin e të rinjve në procesin e integrimit në BE, bazuar në rekomandimet e të rinjve, të zhvilluar në kampin rinor.

Qëndrueshmëria dhe mundësitë për vazhdim: Në këtë “Policy Paper”, “Qendra për Komunikim e Praktikave të Përgjegjshme” propozoi dy iniciativa: Iniciativa Kombëtare e Vullnetarizmit, që synon grupmoshën 15-29 vjeç, si dhe Fushata Kombëtare e Veprimeve Sociale të të Rinjve, që targeton grupmoshën 13-18 vjeç.

Iniciativa Kombëtare e Vullnetarizmit do të institucionalizojë vullnetarizmin duke promovuar aktivitete argëtimi, sport, ku të rinjtë do të identifikojnë nevojat e komunitetit dhe kauzën që ata dëshirojnë të përqafojnë, si dhe do të përfitojnë njohuri të reja, për të vënë në jetë kauzën.

Qëllimi është të targetohen 20% e të rinjve shqiptarë, afërsisht 140,000 të rinj, në të gjithë vendin, në programin e promovimit të Vullnetarizmit, që në Kanunin e Skënderbeut, në shekulli e 15 në Shqipëri, njihej si «Puna Falanake».

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore