
Rinia e BE/ Sondazhi në Shqipëri: Institucionet i lenë mënjanë në hartimin e politikave për rininë
Këto janë disa nga rezultatet e një anketimi kryer në vendin tonë, nga Qendra për Komunikim e Praktikave të Përgjegjshme. Në sondazh u përfshinë rreth 300 të rinj nga mosha 14-18 vjeç.
Është botërisht e ditur, që fara e ndryshimit, më mirë se kudo, mbin e rritet tek rinia. Ndërsa vendi ynë ëndërron dhe punon për përmbushjen e kritereve të pranimit në Bashkimin Europian, të rinjtë përherë e më shumë, po qasen me vendet e unionit.
Anketimi reflekton Perceptimet, Njohuritë dhe Pritshmëritë e të rinjve rreth integrimit të Shqipërisë në BE. Qëllimi i dokumentit është të kuptohen sfidat, si dhe të adresohen ato, nëse të rinjtë do të mbështeten të luajnë një rol të rëndësishëm, në shoqërinë shqiptare, si pjesë e familjes europiane.
Të rinjtë shihen të kenë një rol kyç në të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo pritshmëri gjithsesi është dobësuar, për shkak të margjinalizimit të të rinjve, si pasojë e mundësive të pakta, për trajnim dhe edukim, dhe pjesëmarrje në vendimarrje. BE-ja shihet me një rëndësi të veçantë për të adresuar çështjet e edukimit jo-formal dhe informal, duke mbështetur projekte që përmirësojnë solidaritetin e të rinjve.
Ky vlerësim është pjesë e aktiviteteve të projektit “BE-ja për Shqipërinë (EU4AL)” si pjesë e programit të BE-së “Mbështetje e Organizatave të Shoqërisë Civile për Implementimin e Rritjes së Kapaciteteve me qëllim Përmirësimin e Dialogut dhe Njohurive në Procesin e Integrimit Europian”.
Studimi do të na ndihmojë ne dhe të rinjtë të krijojmë një Policy Paper, si një aktivitet tjetër i projektit EU4AL, i cili do të ndihmojë, që shoqëria shqiptare të lulëzojë dhe të kthehet në një vend ku të ketë më shumë punësim, veçanërisht për të rinjtë, që punësohen për herë të parë.
Përmbledhje e Anketimit
59% e të rinjve të moshës 14-18 vjeç kanë marrë pjesë në aktivitetet e BE-së, nga këta 75% janë të gjinisë Femër dhe 25% Meshkuj.
59% e të intervistuarve kanë marrë pjesë në aktivitete, që promovojnë ndërveprimin me nxënës nga shtete të tjera. Gjysma e këtyre shteteve janë shtete të BE-së.
48% e të rinjve besojnë, që arsimimi dhe aftësitë janë aktivitetet kryesore, që i ndihmojnë ata, të njohin institucionet e BE-së, vlerat, besimet, ndërsa 11% e të rinjve besojnë, që pjesëmarrja demokratike dhe mbrojtja e mjedisit, i bëjnë ata të ndihen më afër BE-së.
Edhe pse vullnetarizmi është koncept i ri, 59% e të rinjve, nga të cilët 66% janë të gjinisë Femra, pranojnë të kenë marrë pjesë në aktivitete vullnetare. 75% e atyre, që janë pjesë në aktivitete vullnetare theksuan, që qëllimi i aktiviteteve ishte të ndryshonin jetën, në komunitetin e tyre lokal. 62% pranuan të jenë pajisur me çertifikatë, si mirënjohje për kontributin e dhënë.
52% e të rinjve pranojnë, që institucionet e BE, vlerat, njihen më mirë, nëse studiohen në shkollë, dhe bëhen pjesë e kurrikulave mësimore.
Të rinjtë pranojnë, që media sociale, platforma virtuale, filmat e shkurtër, si dhe aktivitetet kulturore janë instrumente, që promovojnë më së miri vlerat e BE-së, ndërsa vetëm 7% e të rinjve mendojnë, që vullnetarizmi reflekton vlerat e BE-së.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


A e infekton trurin e njeriut virusi Covid? Autopsitë e para tregojnë se...
Historia e plotë >
Në mbrëmje nisin reshjet e dendura, rrezik përmbytjeje në disa zona
Historia e plotë >



Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
Studimi/ Vaksina anti Covid e prodhuar nga Rusia jep përgjigje pozitive imunitare

Përfituese edhe Shqipëria/ Oxford dhe AstraZeneca: Vaksina deri në 90% efektive, ruhet në një frigorifer normal

Pse Shqipëria nuk e ka porositur vaksinën anti Covid, Rakacolli zbulon arsyen
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
