Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK Bashkinë Durrës: Po bëhet 5 kate, cenon të drejtën për...

Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK

Shkolla 9-vjeçare "Bedie Bebeziqi", në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit, u shemb më 11 maj 2020 me qëllim rindërtimin e saj pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Shkolla ndërtohet me fondet e "Rindërtimit", administruar si zhvillues të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Por banorët e pallatit "Glemar", i cili ndodhet ngjitur me shkollën "Bedrie Bebeziqi",  shprehen se janë të shqetësuar, sepse shkolla e re që po ndërtohet  5 kate cenon të drejtën për të patur dritë, ajër, hapësirë si edhe pamjen mëparshme dhe  sipërfaqja e shfrytëzimit është dhënë me 60 % ndërkohë në kundërshtim me VKM nr. 319, e cila sqaron se koefiçenti i shfrytëzimit nuk duhet të jetë më shumë se 30 % . Kapaciteti i ri i shkollës, i cili përfshin edhe kopshtin "Met Hasa", sipas banorëve prish standardet e jetesës së banorëve përreth shkollës së re, duke krijuar një ndotje akustike. Por ajo që është më e rëndë për banorët është se shkolla nuk respekton  distancën midis objekteve, distancë kjo që është vetëm 1 metër larg pallatit të tyre.

Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK

Në këto kushte banorët kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë Durrës ndaj Bashkisë Durrës nën argumentin e shpërdorimit të detyrës në dhënien e lejes së ndërtimit për shkollën 9-vjeçare "Bedie Bebeziqi". Gjithashtu kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Bashkisë Durrës, FSHZH dhe firmës që po ndërton shkollën dhe një kallëzim në KLSH.

Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK

Fiksi pasi mori ankesën e banorëve bisedoi me inxhinierin mbikëqyrës të punimeve në shkollën "Bedrie Bebeziqi", i cili tha se shkolla e re po rindërtohet në të njëjtën gjurmë me shkollën e vjetër.

 Pretendimi rrëzohet nga FSHZH, që me një shkresë zyrtare konfirmon se gjurma e objektit të ri është më e madhe se gjurma e objektit të vjetër, duke ruajtur të gjitha kondicionet urbane. Më pas ai shton se leja është dhënë në datë 21 / 09/2020 ndërkohë që punimet për rindërtimin e shkollës kanë filluar që në muajin korrik.  Pra ende pa u dhënë leja e ndërtimit firma filloi  punimet vetëm duke qenë të pajisur me Leje të Posaçme Zhvillimi.

Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK

Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë  Durrës për të marrë një përgjigje dhe ata jashtë kamerës pohojnë se leja e ndërtimit është dhënë konform legjislacionit në fuqi, kurse për kallëzimin penal që u është bërë nga banorët  nuk dëshironin ta komentonin. 

Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK

Ndërkohë me një shkresë zyrtare Fiks fare iu drejtua edhe FSHZH ku në përgjigjen citohet se në rastin në fjalë është marrë për bazë PDyV (Plan i detyruar vendor). Ndërkohë, Bashkia Durrës shprehet se kjo leje është dhënë sipas PPV (Plan i përgjithshëm vendor) dhe të KKT. Bashkia Durrës nuk flet fare për një PDyV. Dhe këtu lind problemi pasi në lejen e ndërtimit kofiçenti për shfrytëzimin e truallit për ndërtim është dhënë në masën 60 për qind, në kundërshtim me VKM nr. 319 datë 12.04.2017, "Standardet e ndërtimit të shkollave" e cila shprehimisht sqaron se kofiçenti i shfrytëzimit nuk duhet të jetë më shumë se 30 për qind.

Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK

Në lejen e ndërtimit nr,  1000, datë 21/09/2020, shkolla "Bedrie Bebeziqi" do jetë me 5 kate duke thyer në këtë mënyrë VKM nr. 319 datë 12.04.2017, "Standardet e ndërtimit të shkollave" e cila rekomandon se objektet shkollore nuk duhet jenë më të larta se 3 kate.

Shkolla në rindërtim, nuk respekton distancën në raport me pallatin "Glemar" në lagjen nr.4 në rruga "Egnatia", e cila në matjet paraprake shkon në rreth 1 metër distancë duke thyer rregulloren e urbanistikës e cila rekomandon se objektet shkollore deri në 5 kate duhet të jenë në një largësi prej 10 metrash.

Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK

Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore