
Rikthimi i ish-deputetit të PS në burg/ Alqi Bllako përfundon në të njëjtën qeli me politikanin e njohur
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako, i akuzuar për abuzime me koncensionin e inceneratorit të Fierit është dërguar në qelitë e paraburgimit të Durrësit.
Mësohet se Bllako ndodhet në të njëjtën qeli me ish-ministrin e Drejtësisë, Lefter Koka.
Ky i fundit akuzohet se ka përfituar përmes rryshfetit miliona euro për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.
Ndërkohë, ekspertët kanë paraqitur situatën shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkoi në Shkallën e Parë të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbutjen e masës së sigurisë.
Togat e zeza administruan aktin e ekspertizës të gjendjes shëndetësore të Kokës, që sipas eskpertëve, paraqitet delikate.
Në seancën e radhës, e cila është caktuar të mbahet të premten e ardhshme do të vendoset edhe në lidhje me kërkesën e Kokës, i cili kërkon që të ndryshohet masa e sigurisë, nga arrest me burg që ndodhet momentalisht në një masë më të lehtë.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




