
Rikthehet dëbora dhe ngricat/ ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me zinxhirë në këto akse
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se natës së mbrëmshme ka patur reshje dëbore në disa zona të vendit, kryesisht në rajonin juglindor dhe verior.
ARRSH bën me dije se në rajonin Qendror, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në disa zona të Tropojës dhe Dibrës, drejtuesit e automjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe dhe të pajisen me zinxhirë e goma dimërore.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në:
Rajonin Jugor, Korçë-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht
Rajonin Qendror, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin rrugor Qafë Mollë-Bizë
Në Rajonin Verior, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh
Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore









A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




