Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rikthehen vdekjet nga covid, sa të infektuar u regjistruan 24 orët e fundit në Shqipëri

Rikthehen vdekjet nga covid, sa të infektuar u regjistruan 24 orët e

TIRANË - Pas disa ditësh pa asnjë të vdekur, ministria e Shëndetësis raporton se gjatë 24 orëve të fundit një qytetar me covid-19 nuk e ka fituar dot betejën me virusin.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes."

Gjithsesi, situata epidemiologjike mbetet nën kontroll, me numër të ulët infeksionesh ditore.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë."

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore