Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rikthehen reshjet/ Bashkia Shkodër: 738 ha tokë nën ujë, rruga në Obot e pakalueshme për makinat e vogla

Rikthehen reshjet/ Bashkia Shkodër: 738 ha tokë nën ujë,

Bashkia e Shkodrës në përditësimin e raportin në lidhje me  situatën e krijuar nga përmbytjet bën me dije se vijojnë të mbeten nën ujë 738  ha tokë.

Oboti dhe Këneta e Dajçit vijojnë të jenë dhe zonat më të prekura nga përmbytjet. Në Obot vijon të jetë e përmbytur 480 ha tokë bujqësore dhe 250 ha në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç).

Sipas këtij raporti rruga e Obotit është e kalueshme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm. Ndërkohë që këto katër ditë e ardhshme pritet të jenë të vështira për zonat veri-lindore dhe të Ultësirës Përendimore, pasi do të rikthehen reshjet në vend. Instituti IGJEUM ka paralajmëruar reshjeve të denduara ccka mund të shoqerohen me përmbytje.

Raporti i bashkisë Shkodër

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 22.01.2021, ora 08.30
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota max 6.30 m).
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.01 m. (Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.27m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 738 Ha
1. Tokë e pakultivuar 198 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 525 Ha
3. Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.
2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 95 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
• Grurë 5 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 100 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
• Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021

44

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore