Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rihapja e çështjes 'Gërdeci'/ Fatmir Mediu heq fajin nga vetja: Me biznesin e armëve u mor tjetërkush

Rihapja e çështjes 'Gërdeci'/ Fatmir Mediu heq fajin

Fatmir Mediu zhvilloi një konferencë për shtyp ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit.

Dy ditë më parë ish-ministri i Mbrojtjes, kundërshtoi vendimin e Apelit të GJKKO për rihapjen e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit.

“Vendim absurd i gjyqtarit të SPAK-ut, synohet gjykimi im në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Këto janë akte juridike janë në kundërshtim të plotë me Kodin Penal dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Këto akte kompromentojnë rëndë seriozitetin e këtyre institucioneve. Krijojnë precedentë shumë të rrezikshëm kur cënojnë një vendim të rregullt ligjor.

Nuk kam qëllim të refuzoj drejtësi-bërjen, por paligjshmëria nuk prodhon drejtësi. Propaganda dashakeqe, me interesa të caktuara duke keqinterpretuar faktet, duke më bërë mua përgjegjës. Nuk kam reaguar kundër sulmeve të ulëta, në respekt të atyre që e pësuan rëndë në atë tragjedi. Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimin të armëve në Gërdec.

Akti im i dorëheqjes ishte shprehje e dhimbjes së thellë për atë tragjedi. Votova heqjen e imunitetit dhe u vura në dispozicion të hetimit për çdo gjë. Më kanë hetuar 360 gradë si asnjë funksionar tjetër publik, më kanë përgjuar, dhe ja pra jo se nuk ka pasur hetim. Ka pasur hetim dhe janë deklaruar të tjerë fajtorë,” tha Mediu.

Rihapja e çështjes “Gërdeci”

Apeli i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda për rihapjen e hetimeve.

Vendimi është marrë në apelin e GJKKO, e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore