Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Revolta na bënte bashkë...”, mesazhi i Braçes për nënën e kryeministrit

“Revolta na bënte bashkë...”, mesazhi i Braçes

Numri dy i qeverisë, Erjon Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka postuar një mesazh tejet të veçantë për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Edi Rama.

“Të jesh në paqe mike e mirë! E kam me vete zërin tënd, revoltën që na bente bashke; Mirësinë TËNDE! Lamtumirë!”, shkruan Braçe.

Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.  Me profesonin mjeke stomatologe,  doktoreshë. Aneta Rama lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate ekselente.

Dr.Aneta ishte dhe një sportiste e talentuar në katër lloje sportesh. Në vitin 1955 filloi studimet në një nga Universitet më me emër të Polonisë dhe i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1961.

Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore