Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Reshjet NUK NDALEN me kaq/ IGJEO paralajmëron të tjera përmbytje, ja qarqet e RREZIKUARA për nesër

Reshjet NUK NDALEN me kaq/ IGJEO paralajmëron të tjera përmbytje,

Reshjet e shiut do të jenë prezente dhe në ditët në vijim. Instituti i Gjeoshkencave parashikon që në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pas mesditës së djeshme deri të mërkurën të bien reshje te dendura shiu. Sasia maksimale e tyre do kapë qarkun Shkodër me 77.9 mm, pasuar nga Kukësi me 74.3 mm shi. Kjo do të sjellë vërshim të përrenjve dhe lumenjve, si dhe përmbytje në zonat urbane.

'Do të jenë reshje intensive, jo në nivelet e javës që lamë pas, por duke qenë se është sasi e shtuar kundrejt reshjeve që kanë rënë aktualisht , atëherë situata do vazhdojë të qëndrojë problematike. E gjithë ultësira do vazhdojë të mbetet me të njëjtën problematikë.'- thotë Anira Gjoni.

Situata pritet të qetësohet nga e enjtja, pasi sinoptikanët parashikojë se intensiteti i shiut do të bjerë nga pasditja e djeshme.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore