Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Reshjet e dendura të shiut, njoftimi i rëndësishëm për lundërtarët: Kujdes në këto zona

Reshjet e dendura të shiut, njoftimi i rëndësishëm për

Reshjet e shiut me intesitet të lartë dhe kushtet e vështira meteorologjike kanë bërë që ditën e sotme Shërbimi Hidrografik të bëjë një njoftim të rëndësishëm.

Nëpërmjet një postimi janë njoftuar të gjithë lundërtarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në kepin e Selitës dhe në hyrje të kanalit të portit Durrës. Në një njoftim në faqen zyrtare, ai bën me dije se po punohet për riparimin e defektit të shkaktuar nga moti i keq.

“Ju informojmë se për shkak të motit të keq janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit Durrës.

Lundërtarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë.  Shërbimi Hidrografik po punon për vendosjen e bovave në gatishmëri sa më shpejt. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim zyrtar shpërndarë për mediar./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore